MENU
klinika

“Është ngritur grup pune për amnistinë”

Ulsi Manja flet dhe për marrëveshjen me Britaninë për të burgosurit shqiptar

24.05.2023 - 13:45

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja teksa ka preznatuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave ka folur për amnistinë e premtuar si dhe për marrëveshjen për të burgosurit shqiptar që do sillen nga Anglia.

Ulsi Manja për amnistinë tha se është ngritur një grup pune dhe që do vendosë për përmasat që do të ketë.

“Për amnistin po është e vërtetë që ne e kemi premtuar një amnisti. Porcesi u vonua për shkak të zgjedhjeve që mos ndikonte sigurisht. Është ngritur një grup punë në burgje dhe më pas do të vendoset sesi do të jenë përmasat. Këtë do ta vendosu ekspertët”, tha Manja.

Ndër të tjera ai foli edhe për marrëveshjen e Shqipërisë me Britaninë për të sjellë të pëërgosurit që të vuajnë dënimin në Shqipëri.

Manja tha se marrëveshja është me afat 2-vjeçar, teksa tha se Britani do mbulojë shpenzimet e të burgsurve dhe për shtim të kapaciteteve.

“Dua të jem i qartë në këtë pjesë, marrëveshja është me afat 2-vjeçar, më qëllim rinovimi. Nuk ka një numër fiks, por do të jetë në varësi të vendeve që do të kemi ne. Por ne Britaninë kemi një avantazh, sepse vendi e mbulon shpenzimin e të burgosurve dhe na jep mundësinë që të krijojmë vende të tjera.

Kapacitete pra nuk ka një numër fiks se sa do jetë po do jetë në varësi të vedit që kemi ne. Britania është treguar e gatshme pasi do mbulojë të gjitha por edhe për shtimin e kapaciteteve”, tha Manja ndër të tjera.