MENU
klinika

Takim me Vjosa Osmanin

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet

25.05.2023 - 14:46

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Ai ka bërë thirrje që Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet.

“Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm, mendoj që kemi prekur të gjitha element e progresit. Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë. përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”, tha ai.

Ai u shpreh se BE zotohen të jenë të pranishëm në Kosovë në çdo fushë.

“Jemi këtu dhe kemi zotimin e Qeverisë dhe presim që të gjitha politikat të vihen në zbatim. Kosova ka një ambient pluralizmi të mediave, dhuna ndaj mediave duhet të ndalet. Kemi prekur edhe situatën ekonomike. Shohim lajme të mira që kemi një rimëkëmbje pas pandemisë. Kosova duhet të bëjë rritje sa i përket konkurrencës edhe ekonomisë, duhet të bëhet hapa për investirot, duhet të krijohet klima për investitor. Ne mbetemi të zotuar që të jemi të pranishëm në Kosovë në çdo fushë. Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbin, i gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një dialog ti tillë do të sjell edhe rezultat”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova po e dëshmon me rezultate konkrete avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Varheley zhvilli takim edhe me Kurtin.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin