Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, seanca e ardhshme dëgjimore nga Gjykata Federale e Apelit për një dënim me pikë të Juventusit do të jetë më 22 maj, duke e bërë të mundshme që çdo dënim të zbatohet për sezonin aktual.
Bardhezinjtë apeluan kundër dënimit prej 15 pikësh, i cili u pranua pjesërisht më 20 prill nga Kolegji i Garancive. Kjo anuloi përkohësisht dënimin prej 15 pikësh dhe e ktheu çështjen në Gjykatën Federale të Apelit, duke kërkuar sqarime të mëtejshme dhe ndryshime bazuar në provat e reja. Apeli në mënyrë efektive hoqi disa anëtarë të Bordit nga çështja, por konfirmoi verdiktin bazë se Juventus shkeli nenin 4 në sistemin e drejtësisë sportive, atë që mbulon lojën e ndershme.
Klubi nga Tornio u shpall fajtor për rritje artificiale të tarifave të transfertave për të rritur fitimet kapitale dhe për të balancuar financat, me qëllimin për të përmirësuar rezultatet e tyre sportive. Kjo do të thotë se një dënim me pikë është ende pothuajse i sigurt dhe ka shumë të ngjarë të jenë nëntë pikë të hequra, shifra që kishte kërkuar fillimisht nga prokurori i Federatës, Giuseppe Chine.