Mes masave të shtuara të sigurisë nga forcat paqeruajtëse të NATO-s, qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, ju rikthyen protestave kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Një kontingjent i përforcuar i NATO-s po ruan ndërtesat komunale dhe tela me gjemba janë vendosur për të parandaluar përpjekjet për mësymjen e objekteve.
NATO njoftoi se do të dërgonte 700 trupa shtesë në Kosovë, duke vendosur një tjetër batalion në gjendje të lartë gatishmërie. Megjithatë, situata në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok rezulton të jetë me e qetë. Qytetarët e mbledhur para godinave në Zveçan të mërkurën, thanë se do të protestojnë çdo ditë derisa kërkesat tu plotësohen.
Ata ngritën një flamur të madh serb, dhe theksuan qëllimin për të manifestuar në mënyrë paqësore nëse nuk do të provokohen. Serbët kërkojnë tërheqjen e policisë se Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë nga objektet e komunës. Ish-kryetari i komunës së Zveçanit Dragisha Milloviç, tha se në mesin e protestuesve serbë “nuk ka struktura të organizuara, banda të organizuara kriminale, apo pjesëtarë te të ashtuquajturit grupi Wagner, siç pretendon Prishtina ”.Edhe në Leposaviq, ku raportohet të jenë grumbulluar rreth 100 protestues para objektit komunal, situata vlerësohet e qetë.etë