MENU
klinika

Vetëm pak ditë larg zgjedhjeve

Kandidatit socialist për Bashkinë e Hasit i digjet makina në garazh

10.05.2023 - 09:47

Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti. Sipas informacioneve praprake mësohet se automjeti i Mulajt ndodhej në garazhin e banesës së këtij të fundit dhe i është vënë zjarri gjatë natës.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar grupet e hetimit të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjtes së zgjedhjeve të 14 Majit. Mulaj kandidon nën logon e PS për Bashkinë e Hasit, ndërkohë kundërshtar i tij në këto zgjedhje nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Miftar Dauti.