MENU
klinika

"Ngjarja ndodhi jashtë shkolle"

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Kushi: Jam e tronditur, duhet bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative të fëmijët

16.05.2023 - 17:17

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Gramsh, ku një 15-vjeçar humbi jetën pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij.

Kushi shkruan që edhe pse ngjarja ka ndodhur jashtë një shkolle, institucionet arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda.

Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve të 15-vjeçarit, Kushi shkruan se një nga proritet në arsimë është forcimi i sigurisë në shkolla.

“Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.

Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda.

Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla”, shkruan Kushi.

Kujtojmë që ditën e sotme disa adoleshentë u përfshinë në një sherr me thika, ku humbi jetën një 15-vjeçar dhe mbeti i plagosur një tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sherr me thika mes adoleshentëve në një shkollë

Humb jetën nxënësi i klasës së 9-të ( EMRI)