Arjan Gosa ka mbetur i vrarë me armë zjarri në ambientet e një lokali në Kavajë. Panorama TV mëson se viktima është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë më shumë se një muaj më parë.
Raportohet se rreth orës 18:00 një person ende i paidentifikuar është afruar pranë ambienteve të një lokali dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.