MENU
klinika

Autori qëlloi kushëririn që jetonte në Angli

Vrasja në Shkodër/ Sherri për qiranë përfundoi me një viktimë

03.05.2023 - 09:50

Tronditet sërish qyteti i Shkodrës nga një krim i rëndë ku një 51-vjeçar është gjetur i ekzekutuar në banesën e tij në mes të qytetit.

Pas një veprimi të shpejtë hetimor, u mësua se viktima ka qenë i vetëm në shtëpi dhe sipas të dhënave ai kishte pasur një konflikt të ditëve të fundit me një kushëririn e tij që i kishte dhënë me qira një banesë të vetën. Dhe nga ky konflikt pretendohet se ka ardhur edhe krimi i rëndë, ku viktimë ka mbetur Petrit Vuksanit dhe është shpallur në kërkim Lekë Vuksani.

Policia e Shkodrës theksoi se ka ngritur menjëherë pika kontrolli por nuk ka rënë në gjurmët e autorit të krimit edhe pse emri i tij u mësua shumë shpejt për shkak edhe të kamerave të sigurisë. Policia tha se pak minuta pas vrasjes së ndodhur në një lagje të njohur të Shkodrës u identifikua edhe autori. Mësohet se personi qe ka qëlluar Petrit Vuksanin kishte marrë me qira banesën e viktimës, ku autori, Lek Vuksani ka shkuar te banesa e tij petrit t’i merrte lekët e qirasë, ndërsa janë zënë dhe autori ka shkrehur automatikun.

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.”, njofton Policia. Viktima Petrit Vuksani rreth 51 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë i vetëm në shtëpi kur autori është futur dhe e ka qëlluar.

“Rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi Policia, por ai deri orëve të vona nuk është prangosur. Nuk bëhet me dije nëse Policia ka nisur negociata dorëzimi me ndonjë familjar të tijin, por theksohet se po punohet për kapjen e tij

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishte kthyer një muaj më parë nga Anglia

Si u vra në banesën e tij Petrit Vuksani