MENU
klinika

Arrestohet autori

Vrasje e rëndë në Elbasan/ Kunati vret kunatën me sopatë

17.05.2023 - 15:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat në Elbasan, ku një person ka vrarë kunatën.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh, ku një person ka vrarë motrën e gruas me sëpatë. Mësohet se shtetasi Tafik Tashi, ka vrarë kunatën Alma Qevjani.

Policia kanë parë një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e 58-vjeçarit, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevjani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 58-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.