MENU
klinika

"Shkrimi në NY Times i porositur 5 muaj më parë"

Vuçiç: Presim probleme nga Kosova

09.05.2023 - 09:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se e kupton llojin e mashtrimit që ka rrethuar Kosovën dhe se në fund të muajit pret probleme të mëdha nga Kosova.

“Kanë provuar një truk, një mashtrim për t’i marrë sërish diçka Serbisë, pa i dhënë asgjë Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka deklaruar se në Bruksel nuk mund ta pranojë planin që po ofrohet, sepse papritmas ka pasur ndryshim në planin zbatues. Ai ka treguar se teksti i publikuar së fundmi për të në “New York Times” është porositur pesë muaj më parë dhe se është bërë në Serbi.

Gjithçka në atë tekst, duke thënë se është gënjeshtër që disa të fshehin rolin e tyre në bashkëpunim me klanin e Belivuk.

“E kuptova momentin kur u njoftua, pikërisht në kohën e bisedimeve në Bruksel për të marrë një mesazh të qartë: CIA po ju përgatit, CIA po ju shikon dhe nëse nuk dëgjoni, ky është vetëm fillimi. Përgjigja ime është se e kuptova mesazhin, nuk u frikësova prej tyre, nuk më magjepsin marrëzitë që shkruan. Unë do të luftoj për vendin tim, e ju vazhdoni të gënjeni me bashkëpunëtorët tuaj”, shpjegoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Lufta ka nisur edhe për një grua të bukur, por jo për targa"

Biseda e Vuçiç me Hill natën e tensioneve në veri të Kosovës

"Vuçiç dhunoi personalisht shqiptarët pas ndeshjes"

Gazeta ‘New York Times’ boton dëshminë e huliganit