MENU
klinika

Çfarë po paralajmëron?

Vuçiç: Nuk do të jem më kryetar i partisë, por…

17.05.2023 - 15:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur serbët në një tubim më 26 maj, në Beograd, për të njoftuar qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë, me gjasa në shtator.Opozita në Serbi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashic, pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, por Vuçiç është përgjigjur shkurt duke thënë se puna e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që opozitës “mund t’ua plotësojmë dëshirat edhe më shumë” duke e zëvendësuar të gjithë Qeverinë.

“Nuk është problem nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të informoj popullin, do të shkojmë në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne më së voni në shtator do të shkojmë në zgjedhje.

Por ju nuk do të zgjidhni cilat zgjedhje sepse ky nuk është shatërvan dëshirash dhe shteti nuk është lodër, e për çdo gjë tjetër nëse doni të flisni për reality show dhe organi rregullator për mediat elektronike, për gjithçka tjetër, jemi gati”, tha Vuçiç duke iu drejtuar liderëve të opozitës.

Ai po ashtu shtoi se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë dhe se në tubimin e 26 majit do të flasë se si e sheh Serbinë në 10 vitet e ardhshme, dhe siç thotë, ai do të jetë në krye të shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mision për të thyer ngërçin Bullgari - M. e Veriut

DW: Përpjekja e fundit për të shuar “zjarret”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë