MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Zgjohem me marrje mendsh, ç’të bëj?

24.05.2023 - 08:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Zgjohem me marrje mendsh, ç’të bëj?

Mjeku: Sindromi vertigo mund të vijë për shkaqe të ndryshme si: hipertension, probleme me diabetin, probleme alergjike, anemi, probleme të gjendrës tiroide, në fund shkaktarë mund të jenë stresi dhe mbilodhja. Duhet bërë një sërë analizash laboratorike (pra një kontroll i përgjithshëm) dhe një konsultë me mjekun tuaj ORL, i cili mund të vendosë një diagnozë të saktë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN