Marjola Myrtollari, e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, është transportuar drejt Traumës në Tiranë me helikopter.
36-vjeçarja, u plagos dy ditë më parë nga i shoqi, Aleko Myrtollari dhe ishte e shtruar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas ngjarjes, Aleko Myrtollari u arratis dhe ende nuk është vendosur në prangat e policisë.
Çifti jetonin në Tiranë, por kishin vetëm 1 muaj që ishin zhvendosur në qytetin e Korçës.
Ata jetonin në një banesë në lagjen nr.10, së bashku me 3 fëmijët e mitur.
Në momentin kur nisi konflikti mes tyre mbrëmjen e 4 qershorit, çifti kanë nxjerrë fëmijët jashtë banese.
Më pas Aleko Myrtollari ka goditur disa herë me thikë për motive xhelozie dhe është larguar nga vendngjarja.
Ishte vajza e madhe e çiftit që ka hyrë në banesë dhe është përballur me skenën e rëndë. Ajo ka njoftuar policinë dhe 36-vjeçarja u dërgua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën.