Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj tre mjekëve dhe një administratori të një firme private, pas kallëzimit që ka bërë një 41-vjeçare. Bashkëshorti i shtetases me inicialet L. K., 41 vjeçe, është dëmtuar në punë. Ajo pretendon se kur bashkëshorti i saj, me inicialet A. K., 54-vjeç ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 41-vjeç, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”; I. I., 49-vjeç dhe E. H., 29-vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe për shtetasin B. P., 49-vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Si dhe personi me inicialet B. Xh., 55-vjeç, i cili është me detyrë administrator i një firme private, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve dhe një administratori të një firme private. Gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, A. K., 54 vjeç, i cili punonte si shofer në këtë kompani. 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 41 vjeç, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”; I. I., 49 vjeç dhe E. H., 29 vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe për shtetasin B. P., 49 vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -B. Xh., 55 vjeç, me detyrë administrator i një firme private, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 41 vjeçe, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga shtetasi B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj. Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.