MENU
klinika

Analiza

Shpërthimi i digës në Kherson, pengesë për kundërofensivën

07.06.2023 - 08:30

Kundërofensiva e Ukrainës në Kherson do të jetë shumë më e vështirë për shkak të shkatërrimit të digës Kakhovka nga rusët.

Kështu u shpreh për Sky News, eksperti Rupert Jones, ish-oficer i lartë i ushtrisë britanike.

Jones tha se situata rreth sulmit mbetet “e hutuar”, por ajo që është e qartë është se diga është “dëmtuar shumë në mënyrë të konsiderueshme”.

“Implikimet e menjëhershme janë rreth përmbytjeve në zonat e poshtme. Flitet se 16,000 banorë janë në rrezik,” shtoi ai.

“Ka evakuime lokale që po ndodhin ndërsa flasim, shqetësimi i dytë i menjëhershëm është rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia”, sipas tij.

Ukraine war: State of emergency declared after major dam breach in Russia-controlled Kherson region | World News | Sky News

Mirëpo, çfarë thonë ligjet e luftës për këtë çështje?

Digat mbrohen nga ligjet e luftës dhe nga Konventa e Gjenevës. Shkatërrimi i digës së Kakhovkës, ose një të ngjashme me të, do të konsiderohej një armë e shkatërrimit në masë dhe një krim lufte pa dallim.

Neni 56 i Protokollit të vitit 1977 thotë:

“Ndërtesat dhe instalimet që janë të rrezikshme, domethënë diga dhe stacione gjeneruese elektrike bërthamore, nuk do të bëhen objekt sulmi, edhe kur këto objekte janë objektiva ushtarake, nëse një sulm i tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe si pasojë humbje të rënda midis popullsisë civile.

Rusia ka mohuar se qëndron pas shpërthimit dhe në vend të kësaj fajëson Ukrainën për shkatërrimin.