MENU
klinika

Mendjet që bënë historinë!

90 VJET SHAHU SHQIPTAR

12.06.2023 - 16:09

       Shahun shqiptar e gjen ky përvjetor, me shumë arritje si në planin kombëtar, ashtu dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, si asnjëherë më parë.

Kjo, falë përkushtimit të Presidentit Erald Dervishi, si dhe sekretares së palodhur, Majlinda Pilinci.

Më poshtë, sjellim një historik të shkurtër ngritjes dhe zhvillimit të këtij sporti elitar edhe në Shqipëri, duke mos lënë në harresë edhe familjet që dhanë një kontribut të shquar në shah, siç janë: Shabanaj; Pasku; Motrat Vuji; Motrat Vega… 

1933 -12 qershor – 2023

“Loja e shahut të lumturon, të zbavit, të befason, të mpreh logjikën, fuqinë llogaritëse, fantazinë, veçanërisht saktesinë e imazhit për atë që do të ndodhë, kujtesën vizuale, por edhe shpirtin e iniciativës, të guximit krijues, të kurajos, të qendresës, durimit, qetësisë së brendshme në situata tensioni, por edhe vendimmarrjes së shpejtë, aspak të nxituar.

Shahu është loja e fuqisë krijuese të mendjes, “është vetë jeta” ka thënë Tolstoi, “është arkitekture pa lëndë ndërtimi” e ka pershkruar Cvajku , “ është zbukurimi i mendjes njerëzore” e ka përcaktuar Volteri, ndërsa unë do të thoja më magjiku!

Është e vetmja lojë që i ka rezistuar shekujve dhe sot loja më popullore pas futbollit, e po kështu përsa i përket botimeve.

Jo më kot mbreti Alfonsi i mençur i Spanjës, në librin e tij kushtuar sporteve, në vitin 1283 citonte: “Po e fillojmë me shahun, pasi ai është më fisniku dhe më i vështiri se lojërat e tjera!”.

U zgjata pak në hyrje, por shahu meriton vleresime maksimale. Sot nuk do të bëjmë bilance e histori personale, sot e gjithë familja e shahut meriton respekt e mirenjohje!

Të gjitha fotografitë bashkëngjitur këtij shkrimi, përbejnë një histori, prandaj në këtë 90-vjetor, duhet të festojmë të gjithë së bashku!

Viti 1930

Me kërkesë të shumë sportdashesve, konkretisht në 6 qershor 1930, qeveria e mbretit Zog dekretoi themelimin e federatës sportive shqiptare, që bëri përpjekje për ta bërë më të njohur lojën e shahut.

14 maj 1933: formohet shoqata “Bashkimi i shahistëve shqiptarë”, natyrisht në Tiranë, e njohur si person juridik nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, në 12 qershor 1933.

Ky akt përbën startin zyrtar të shahut në Shqipëri, ku duhet përmendur e veçuar pasioni i themeluesve të kësaj shoqate, që pa asnjë lloj ndihme, mbajtën gjallë lëvizjen shahistike që sapo kishte lindur.

Duhet theksuar që pati përpjekje që në vitin 1930, për t’u antarësuar në federatën botërore të shahut, që ishte themeluar në vitin 1924, por pa sukses. Shqipëria u antarësua në FIDE në vitin 1953.

Për kushtet dhe kohën, shoqata e shahut funksionoi me rregulla strikte.

Statuti i mirëkompozuar është unikal, në të përfshiheshin si funksioni i Shoqatës, rregullorja organike dhe organizative dhe në fund rregullorja teknike e shahut e përkthyer nga gjermanishtja.

Ekziston një kopje origjinale e këtij dokumenti të shtypur nga shtypshkronja “Luarasi”, që e posedon familja Sotir Qirjaku.

Historia e shahut shqiptar është e pasur, të gjithë aktorët e tij duhen përgëzuar që e kanë mbajtur atë në elitën e sportit shqiptar!

Një homazh, për të gjithë ata që nuk jetojnë më, kontributi i tyre na detyron t’i kujtojmë me respekt e dashuri!

Kush luan dhe mëson shah është më i përparuari në jetë, në mësime, në punë dhe profesione të ndryshme! – Kështu është shprehur ish-kampioni i botës Kasparov, në një vizitë, disa vite më parë, në Shqipëri.

Në shah kurrë nuk humbet, herë fiton, herë mëson! Historia e shahut shqiptar është një thesar, ku të gjithë kanë pjesën e tyre!

Urime dhe suksese, të gjithë komunitetit të shahut!”

Nga: Kristaq Andoni

Presidentët e FSHSH

Kampionët Kombëtarë, Meshkuj

 

 

 

 

Kampionët Kombëtarë, Femra

 

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rozana Gjergji kampione e Shqipërisë për Femra

“Mbret” i shahut shqiptar kurorëzohet IM Franc Ashiku!