MENU
klinika

Ja çfarë i ndodh trupit

A është normale të ndjehesh i sëmurë gjatë dhënies së gjakut?

05.06.2023 - 11:12

Disa javë më parë bëra analiza gjaku. Kurrë nuk kisha tërhequr gjak para dhe kjo më bëri të ndihem sikur kasha të përzjera.

Mjeku rekomandoi që të përsëris testin e gjakut. Çfarë mund të bëj që mos të ndihem sëmurë përsëri? –u shpreh një paciente.

Marrja e gjakut, qoftë për punë laboratorike apo për dhurim të gjakut, mund të jetë shqetësuese për shumë njerëz. Edhe kur mendojmë se nuk jemi nervoz apo të frikësuar, trupat tanë mund të sillen ndryshe!

Arsyeja më e mundshme që ju ndjeheni të sëmurë në stomak kur keni është marr gjaku sepse trupi juaj ka pasur një reagim vazovagal. Kjo është një përgjigje fizike nga sistemi nervor. Mund të shkaktohet duke parë gjilpërën, duke parë gjakun ose duke u ndjerë në ankth.

te ndjehesh semure gjate dhurimit t egjakut-koknica.al

Nga reagimet vazovagale, disa njerëz ndjejnë të përziera. Të tjerët mund të ndihen të trullosur, të fillojnë të djersiten, të duken të zbehtë, ose të kenë një rënie të përkohshme ritmit të zemrës ose presionit të gjakut. Disa njerëz ligështohen.

Herën tjetër që tju marrin gjak, provoni teknikat e relaksimit si frymëmarrje të thellë ose vizualizim për t’ju ndihmuar të ndiheni të qetë. Mbyllni sytë dhe pretendoni se jeni në një plazh me rërë apo diku tjetër që zbut situatën. Disa njerëz ndihen më mirë kur shohin larg kur ju marrun gjakun, kështu që nuk mund ta shohin gjilpërën tyre ose gjakun që rrjedh.

Mos harroni, tërheqjet e gjakut nuk zgjasin shumë. Thjesht qetësohuni dhe lereni veten të lirë për disa minuta dhe cdo gje do të shkojë shumë mirë.