MENU
klinika

Lehtësimi i simptomave

A ka efekt anësor uji me kripë për fëmijët?

10.06.2023 - 08:05

Fëmijët marrin gjashtë deri në tetë ftohje gjatë vitit, dy herë më shumë sesa të rriturit, por ka pak të dhëna se çfarë i ndihmon fëmijët që të përmirësojnë këtë gjendje.

Barna për lehtësimin e kollës dhe kundër ftohjes ndihmojnë në zbutjen e situatës dhe në lehtësimin e simptomave të ftohjes së zakonshme, por ftohja ndodh pas një periudhe përsëri te fëmijët.

Dhe disa, si dekongjestant (një ilaç që ju ndihmon për të marrë frymë më lehtë, zhbllokon hundët) nuk janë të përshtatshëm për foshnjat, fëmijët apo gratë shtatzëna.

Ftohja e zakonshme mund të shkaktojë dhimbje të fytit, kollë, mbingarkesë, temperaturë të lartë dhe teshtimë, të gjitha simptomat janë irrituese, por pas një jave apo më shumë ata duhet të largohen.

E vërteta është se nuk ka shërim magjik.

A ndihmon ndonjë gjë për të pastruar hundën?

Dr. Rahul Chodhari, pediatër dhe zëdhënësi i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës, thotë se prindërit duhet të provojnë shpëlarjen e hundës me ujë të kripur.

Uji me kripë ndihmon në pastrimin e mukusit nga hunda dhe zvogëlon ndjenjën e mbingarkesës. “Nuk ka efekte anësore, mund të përdoret shumë herë në ditë dhe është provuar që zvogëlon ënjtjen rreth hundës”, thotë Dr. Chodhari.

Përveç kësaj, paracetamoli është i dobishëm për trajtimin e etheve dhe një temperature të lehtë, por kjo nuk ndihmon në zbutjen e hundës së bllokuar. – Ref: BBC News health

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN