MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të përdor qumësht pluhur për të ushqyer beben?

19.06.2023 - 12:43

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Së shpejti do të bëhem nënë. A mund të përdor qumësht pluhur për të ushqyer beben?

Mjeku:  Po, është plotësisht e sigurt dhe e padëmshme plotësimi i të ushqyerit me gjinjë me qumësht formula të paketuar. Disa nëna vendosin që të plotësojnë ushqimin e foshnjës tyre me formula kur i kthehen punës. Mund të kenë probleme me prodhimin e qumështit por nuk duan që të ndërpresin dhe përkujdesjen njëkohësisht. Të tjerët marrin qumësht me formula si plotësim për shkak se foshnja e tyre nuk është duke marrur mjaft qumësht për tu rritur si duhet. Dhe shumë nëna duan të kenë pushim ndonjëherë duke lënë ndonjë anëtar të familjes apo dadon për ta ushqyer me shishe.

Çfarëdo që të jenë arsyet e juaja për të përdorur qumësht me formula si plotësim, mbani në mend se pak qumësht i gjirit është më i mirë aspak fare, prandaj sa më gjatë që e ushqeni ju vetë foshnjën tuaj, edhe në qoftë se është 1 apo 2 herë në ditë, aq më mirë. Kjo është për shkak se qumështi me formula edhe pse përmban të gjitha materiet ushqyese të cilat i nevojiten foshnjës tuaj, prapsëprapë i mungojnë faktorët imun të cilët e mbrojnë foshnjën tuaj nga sëmundjet.

Mbani në mend se furnizimi i juaj me qumësht të gjirit mvaret nga kërkesa e foshnjës tuaj për qumësht të gjirit, kështu që sa më pak që ta ushqeni me gji foshnjën tuaj aq më pak qumësht do të prodhoni. Në qoftë se filloni që ta ushqeni foshnjën tuaj më qumësht me formula, qoftë kjo edhe vetëm për një ditë, atëherë prodhimi i juaj i qumështit do të bjerë dhe zvogëlohet (përveç në qoftë se rifilloni përsëri që ta ushqeni me qumësht të gjirit). Në anën tjetër, në qoftë se përdorni vetëm 1 ose 2 shishe qumësht me formula në javë, atëherë efekti në qumështin tuaj do të jetë minimal.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.