Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se duke drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar për vdekje një të ri. Si pasojë e aksidentit këmbësori 34 vjeç, ndërroi jetë në spital.
Sipas policisë mësohet se është arrestuar 24 vjeçari banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë një 24 vjeçar, banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë