13.06.2023 - 11:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUIN-it.
Kurti ka paraqitur hapat e propozuar nga qeveria për ulje të tensioneve në Veri të vendit. Ai tha se në këto komuna duhet të mbahen zgjedhje të reja ndërsa kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.
“Jam interesuar që të ketë zgjedhje të reja në veri. Ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor ku kriminelët të përballet me drejtësinë dhe kandidatët që përballen në zgjedhje shkojnë në këtë proces të pafrikësuar dhe të pakërcënuar”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Liderët politikë do mbajnë përgjegjësi”
Tensionet në veri, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë
Nga barrikadat tek takimet në Bruksel
Kosovë-Serbi, çfarë pritet të ndodhë në 2023
Tensioni në veri