MENU
klinika

Joana Duro

Arrestimi i sekretares së përgjithshme të Shëndetësisë, çfarë paralajmëroi Rama

02.06.2023 - 22:47

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak më herët arrestimin e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me urdhë të SPAK.

Ai u shpreh se është e tmerrshme që zyrtarët të bien në një nivel të tillë duke marrë lekë në dorë, ndërsa shtoi se persona të tillë nuk duhet të punojnë në zyrat e shtetit.

“Para pak orësh dëgjova për një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm, një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo?

Sigurisht ana e pëlqyeshme e kësaj medaljeje është se kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti.Nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla, sepse është diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patroitizmit, të etikës, që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është e tmerrshme. Këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se pak muaj më parë doli në dritë se ish-zyrtarja Alda Klosi kishte fshehur në shtëpi një shumë parash prej 120 mijë eurosh, të cilat iu grabitën nga pastruesja Rozeta Dobi, së bashku me të birin. Klosi fillimisht tha se 120 mijë eurot e marra në banesën e saj i kishte marrë borxh, pasi xhaxhai i saj ishte në spital në Amerikë dhe duheshin për kurimin e tij.