MENU
klinika

Në datë 7 qershor…

Artan Hoxha zbardh skemën se si “rodhi” video e Safet Gjicit

28.06.2023 - 12:57

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se videoja e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin.

Ai tregoi se ka rënë në kontakt me videon që në datë 7 qershor, 1 ditë pasi ajo është realizuar, por ka pritur mbledhjen e këshillit bashkiak për të parë nëse projekti i kërkuar nga Kaçi do të miratohej, siç i premtohet në video.

“Videoja e Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin, u doli. Në datë 7 ma ka sjellë një person dhe më ka thënë shiko a ka interes për ty si material. Ky regjistrim nuk është bërë para fushatës, është bërë në datë 6 qershor. Kam pritur mbledhjen e këshillit bashkiak, ndaj s’e kam nxjerrë.
Kur dëgjova se flitej për një projekt, është ofertë e pakërkuar, kur dëgjova që kjo zonja u thoshte unë do marr shërbimin për të trajtuar qentë e rrugës dhe mori miratimin që kjo do kaloj në këshill bashkiak. Në datë 9 qershor është bërë mbledhja e parë e këshillit bashkiak, në mbledhjen e dytë pritej të miratohej.

Për mua si gazetar ky do ishte lajmi i plotë, kjo nuk ndodhi se videoja rrodhi. Videoja e parë është filmuar mbi ekran, dhe është marrë vetëm pjesa erotike për të diskredituar. Për mua domethënëse është videoja e dytë, për të cilën e po e heton SPAK”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Safeti apo vajza s’kanë patur interes për ta nxjerrë…!"

Kush e publikoi video-skandalin seksual? Hoxha zbulon detaje të reja

“Alma ishte në sallë, ndërsa Gjici në kafaz”

Hoxha zbulon çfarë ndodhi në gjyq: U bë përpjekje që kjo çështje…!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin