11.06.2023 - 17:06
“How to Pay Back the Sun?” titullohet ekspozita e artistit gjerman Dennis Buck e çelur nga Qendra për Hapje dhe Dialog.
Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim i COD me bashkinë e Tiranës.
Buck tenton të dalë përtej procesit klasik e të zakonshëm të të pikturuarit, duke kërkuar forma alternative që natyra fal, duke u kthyer edhe pas në kujtimet e tij, ku silikoni është një ndër materialet e parapëlqyera të procesit të tij krijues.
Për artistin gjerman është shumë e rëndësishme mënyra se si komunikojmë dhe se ide të ndryshme kërkojnë mënyra të ndryshme komunikimi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 9 korrik 2023.