MENU
klinika

Nis në vjeshtë

“Big Brother VIP 3”, ja cilët mund të jenë banorët e këtij edicioni

17.06.2023 - 08:57

Akoma pa u mbyllur mirë sezoni i dytë, pa harruar personazhet, është konfirmuar se “Big Brother VIP 3” do rikthehet sezonin e ardhshëm. E sigurisht aludimet mbi pjesëmarrësit kanë nisur tanimë.

Mes emrave të përfolur është edhe grupi “2Farm”, një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur.

Në këtë grup filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi. Gjatë një interviste në Top Albania Radio ata u pyetën nëse do të jenë në “Big Brother VIP 3” e përgjigjia e tyre ishte tejet pozitive.

Ka dy vjet që ‘vorbullohet’ unë personalisht por edhe ide e të treve ka qarkulluar, nëse Rei do të thoshte ‘Po’, unë do të isha po direkt. “- tha Kastro Zizo.

Super interesante të shohim Kastron në “Big Brother”!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky ish-banor vetëpropozohet për t’i zënë vendin!

Arbër Hajdari nuk do të jetë opinionist tek “BBV 3”