Arsenali ka ndërhyrë në merkato në kërkim të përforcimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Dhe siç raportojnë mediat britanike “Topçinjtë” janë shfaqur si pretendentë të fortë për nënshkrimin me sulmuesin e Çelsit dhe kombëtares gjermane Kai Haverc nga Çelsi.
Reali i Madridit gjithashtu e ka identifikuar sulmuesin gjerman si një zëvendësues të mundshëm për ish-kapitenin Karim Benzema, por “los blancos” po përballen me konkurrencën nga skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta.
Kontrata e Havercit skadon në vitin 2025, por ai ia ka shprehur klubit dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë dhe Çelsi. Vetë klubi londinez ka shfaqur gatishmërinë për të shitur Havercin, i cili u transferua në “Stamford Bridge” për 62.5 milion sterlina tre vjet më parë.
Sipas raportimeve të “The Guardian”, blutë po kërkojnë të paktën 70 milionë stërlina për shërbimet e tij. Çelsi duhet të rikuperojë fondet pasi ka shpenzuar rreth 600 milionë sterlina për lojtarë që nga vera e kaluar.
Ata janë të vendosur të shesin Mateo Kovaçiçin te Siti dhe Mezon Maunt te Ju