MENU
klinika

Analiza

Britania bën mirë të ruhet nga Rusia…

05.06.2023 - 12:28

Britania duhet të përgatitet për sulme të drejtpërdrejta nga Rusia ose agjentët e saj, kështu kanë paralajmëruar ekspertët e sigurisë në vend.

Javën e kaluar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev pretendoi se politikanët e Mbretërisë së Bashkuar tani janë objektiva legjitime ushtarake për Moskën.

Sulmet gjithashtu mund të variojnë nga sabotimi i infrastrukturës kritike deri te sulmet radiologjike ose kimike.

Burimet e Marinës Mbretërore tashmë dyshojnë se Rusia qëndron pas prerjes së kabllove të komunikimit nënujor në ishujt Shetland vitin e kaluar.

Kërcënimet e fundit nga Dmitry Medvedev, një mik i Putinit që është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, pasuan pohimet e Sekretarit të Jashtëm James Cleverly se Ukraina ka të drejtë të projektojë forcë “përtej kufijve të saj”.

Keir Giles, një ekspert i Rusisë në grupin e ekspertëve Chatham House dhe autor i ” Lufta kundër të gjithëve” të Rusisë, beson se Britania ka qenë prej kohësh një objektiv i Kremlinit.

The lessons military planners are learning from the Ukraine invasion and  what it means if the UK went to war with Russia | World News | Sky News

Ai tha: “Ky s’është një kërcënim i ri. Rusia ka kërkuar për një kohë të gjatë të shfrytëzojë dobësitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe, në një farë mase ka pasur sukses për shkak të mosgatishmërisë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur dhe trajtuar këto kërcënime.”

Dyshohet se Putini mund t’i kthehet së shpejti një taktike të Luftës së Ftohtë, duke gjetur grupe iraniane për të vepruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sakaq, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është gati të nisë ofensivën e shumëpritur për të rimarrë territorin e pushtuar Nga Rusia. Ai tha: “S’e di sa do të zgjasë dhe mund të shkojë në mënyra të ndryshme, por ne do ta bëjmë atë dhe jemi gati.”