MENU
klinika

"Parandaloni arrestimin e serbëve"

Brnabiç i kërkon ndihmë ‘miqve europianë’

21.06.2023 - 09:31

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare, përkatësisht marrëveshjen e Brukselit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Gjithashtu kryeministrja serbe ka theksuar se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për të parandaluar sipas saj arrestimin e serbëve të pafajshëm.

“Unë po ju kërkoj që të parandaloni arrestimin dhe ndalimin e njerëzve “të pafajshëm vetëm për shkak se janë serbë”, që të mos i nënshtrohen torturave vandale derisa janë në paraburgim dhe derisa as familjet e tyre dhe as përfaqësuesit e tyre ligjorë nuk mund t’i kontaktojnë ata. Unë po ju kërkoj, të dashur miq nga BE, të na ndihmoni të ruajmë paqen, sepse paqja është pasuria më e rëndësishme evropiane. Ju gjithmonë do të keni një bashkëbisedues “të besueshëm” në Beograd”, ka thënë ajo.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin