MENU
klinika

Adhja e tyre "afroi" vendin me SHBA-në

Çfarë është MEK/ Si u strehua në Shqipëri opozita e Iranit

20.06.2023 - 14:37

Organizata opozitare e Iranit (MEK) është strehuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012, pasi u dëbuan nga Iraku. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Pas mbërritjes së tyre në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falenderuar Tiranën zyrtare për strehimin e grupit por edhe për qëndrimin e saj anti-Iran.

Çfarë është MEK dhe si u strehua në Shqipëri?

Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë në rreth 750. Por gjithësej në Shqipëri deri më tani janë strehuar në Shqipëri 3000 muxhahedinë.  MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e Ajatullah Khoeminit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.

Sulmi kibernetik i Homeland Justice

Vitin e kaluar Shqipëria është përballur me një sulm kibernetik, i cili gjunjëzoi komplet shtetin shqiptarë. Sulmi ka ardhur nga Humëland Justice, organizatë e mbështetur nga Irani. Fillimisht janë sulmuar të gjitha sistemet me të dhënat e qytetarëve në vend, duke nisur nga aplikacioni e-Albania, ku ndodhen çdo rekord i qytetarëve që nga dokumentet mjekësore, të dhënat civile e deri çdo informacion sensitiv i shtetit shqiptarë. Po ashtu sulmi kibernetik vazhdoi duke bllokuar sistemin TIMS dhe deri te të dhënat e AKSH-it. Sipas informacioneve dhe të dhënave nga organizatat botërore si dhe DASH-i, dolën në përfundimin që ky sulm është bërë nga Irani. Pas kësaj, qeveria shqiptare mori vendimin për të larguar komplet ambasadën dhe punonjësit iranian nga Shqipëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN