MENU
klinika

Vijon rënia drastike për euron...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?

26.06.2023 - 16:49

Java ka nisur keq për monedhat e huaja në raport me lekun, i cili është forcuar ndjeshëm në raport me të gjitha. Sipas Bankës së Shqipërisë, është forcuar sot si ndaj euros, ashtu edhe ndaj dollarit dhe paundit.


Raportohet se një euro u këmbye sot me mesatarisht 107.04 lekë, duke humbur 0.56 pikë vetëm brenda pak orësh në raport me lekun, kurse një dollar u këmbye me 98.23 pikë duke pësuar rënie të madhe me -0.92 pikë në raport me lekun.

E njëjta situatë është shënuar edhe në kursin e këmbimit mes lekut dhe paundit, ku ky i fundit është zhvlerësuar sot me -0.84 pikë në raport me monedhën tonë kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e kredisë, më e vogël se në vitin 2021

Bankat, edhe inflacioni i lartë po kalon pa shumë “dhimbje”