Pas disa ditësh negociatash me “nëndetëset e verdha” të Villarreal, ditën e sotme “blutë” e Chelsea kanë nënshkruar me “bomberin” senegales të skuadrës spanjolle, Nicolas Jackson, me këtë të fundit që firmosi një kontratë 6-vjeçare me “londinezët”.
Spanjollët e Villarreal do të arkëtojnë 40 milionë euro nga kjo shitje, 5 më shumë se shuma e përcaktuar nga klauzola, për arsyen se pagesa prej 40 milionë eurosh do të shtohet në llogarinë e “nëndetëseve të verdha” për 3 vitet e ardhshme.
Ndërkaq, kujtjomë se Jackson ishte një ndër protagonistët kryesorë të skuadrës së Villarreal sezonin e kaluar, me 22-vjeçarin senegalez që arriti të çojë plot 13 herë topin në rrjetë, si dhe të dhurojë 5 asiste për shokët e tij të skuadrës në 38 përballjet e zhvilluara në të gjitha garat.