MENU
klinika

Ylli francez i kinemasë

Depardieu nxjerr në ankand një pjesë të koleksionit të tij të artit

16.06.2023 - 12:48

Ylli francez i kinemasë, Gerard Depardieu do të nxjerrë në shitje, në fund të shtatorit në Paris, 250 vepra nga koleksioni i tij i artit, me synimin për t’u argëtuar pak, sipas menaxherit të tij të shitjeve, David Nordmann, i cili mbulon edhe shitjet e shtëpisë së ankandeve ”Ader”.

Koleksioni i pasur i aktorit francez, aktualisht nën hetim për sulmet të dyshuara seksuale, përfshin vepra në bronz të Rodin, por edhe pesë vepra të Calder dhe një të Hans Hartung.

Ankandi u caktua për më 26-27 shtator në hotel ”Drouot” në Paris.

Sipas ekspertëve, nga shitjet mund të sigurohen tre deri në pesë milionë euro.