MENU
klinika

"Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja"

Dëshmia/ Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK

22.06.2023 - 18:06

Arben Ahmetaj ka dalë pas 6 orësh nga SPAK. Për gazetarët Arben Ahmetaj nuk foli gjatë. I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.

Ai është shprehur i gatshëm që të paraqitet edhe herë të tjera nëse do të thirret nga SPAK.

Edhe avokati i tij nuk ka dhënë shpjegim se çfarë ka ndodhur në zyrat e SPAK.

Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

“Sqaruam pozicionin. faleminderit.”

I druheni arrestimit? “Faleminderit”

Do vini sërish? “Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.”