MENU
klinika

U arrestua nën akuzën e përvetësimit të 3 mln eurove

“Do t’i kthejë paratë”/ Flet avokati i agjentes së postës: S’ka vjedhje!

05.06.2023 - 21:02

Avokati i Alma Beqirit, e arrestuar nën akuzën e përvetësimit të 3 mln euro gjatë një periudhë 2 vjeçare teksa punonte si agjente e postës private ADEX, ka hedhur poshtë këto pretendime.

Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj, avokati deklaroi se “nuk ka përvetësim e as vjedhje, por mosrakordim detyrimesh”.

Ai u shpreh se klientja e tij, gjatë seancës gjyqësore, deklaroi se “s’ka asnjëlloj dëshirë për të mos i kthyer apo të t’i mbajtur paratë, dhe që s’ka bërë asnjë lloj përvetësimi”.

Përfaqësuesi ligjor i Alma Beqiri dekaroi se posta private ADEX nuk ka bërë kërkesë për të shlyqer një shumë të caktuar parash, ndërsa deklaroi se shuma prej 3 mln eurosh që dyshohet se përvetësoi 46-vjeçarja është fiktive.

Avokati: “Është mosmarrëveshje e pastër civile, nuk ka asnjë element të veprës penale për të cilën dyshohet e ndaluara. Mendojmë se gjithë shifrat e pretenduara janë fiktive dhe të mbushura me parregullsi të karakterit fiskal e tregtar, me të cilat nuk ka asnjë lidhje e mbrojtura nga ana jonë.

Nuk ka as përvetësim, as fshehje dhe as vjedhje, ka mosrakordim detyrimesh për një pjesë të detyrimeve. As vetë ai që i kërkon nuk i di sepse do të duhet të bëhet auditim.

Kush e ka denoncuar?

Avokati: Kompania ADEX. Ne kërkojmë caktimin e një mase alternative nga ajo e arrestit me burg, nuk u pranua. Është vendim që nuk mbështetet as në prova e as në fakt dhe ne do e çojmë në Apel.

Çfarë deklaroi në Gjykatë?

Avokati: Tha që s’ka asnjëlloj dëshirë për të mos i kthyer apo të t’i mbajtur paratë, dhe që s’ka bërë asnjë lloj përvetësimi. Thjesht kur të ketë një rakordim sipas ligjit për pasqyrat financiare, nga një ekspert i pavarur që do përcaktojë edhe detyrimit, atëherë do të përmbushë detyrimet aq sa janë. Jo çdo marrëdhënie konsiderohet detyrim për sa kohë pala tjetër nuk kërkon detyrim.

Edhe sot që flasim nuk kemi një kërkesë nga kompania për të shlyer një x shumë.

Thuhet që ka bashkëpunëtor?

Avokati: Nëse është bashkëpunëtor kallëzuesi sepse askush tjetër nuk mund të jetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Skemën mashtruese e zbuluam vetë"

Agjentja përvetësoi 3 milionë euro, reagon ADEX