Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Burrel. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal.
Dy persona kanë qenë duke konsumuar në alkool dhe pasi kanë dalë në ambientet e jashtme të tij, njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin për pistoletë.
Aktualisht po punohet për kapjen e autorit ndërkohë që 8 persona janë shoqëruar në polici për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.