MENU
klinika

E rëndë!

Elbasan, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari brenda banesës

17.06.2023 - 11:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Raportohet se një i ri 20-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira.

Burime bëjnë me dije se 20 vjeçari me inicialet A. T. ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.Ai nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili më pas ka sinjalizuar edhe policinë e Elbasanit.

I riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit të verës të punonte, si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut. Ndërsa mësohet se prindërit e tij jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Elbasan/Informacion paraprak:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. T., 20 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.