MENU
klinika

Konferenca me kryeministrin shqiptar

“E turpshme se sa avash po ecën procesi i anëtarësimit!” Premtimi që Orban i bëri Ramës në Tiranë

16.06.2023 - 12:15

Kryeministir Edi Rama, së bashku me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, zhvilluan një konferencë të përbashkët per mediat. Rama i shprehu mirënjohjet e thella të qeverisë shqiptarë për mbështetjen që Hungaria po i jep vendin tonë drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe te investimet hungareze në Tiranë, teksa theksoi se do të dëshironte që në vijim të ishin më shumë.

“Falë kryeministrit Orban dhe përkushtimit të ministrit të jashtëm si dhe të qeverisë së tij kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve tradicionale e miqësore, por tani edhe ekonomike. Kjo vizitë përveçse vizita e një miku të çmua është edhe një vizitë për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi që hapi një fazë të re pas vizitës së delegacionit tonë atje, ku u vendosën disa piketa mbi të cilat ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë e falë të cilave po shohim rezultate të prekshme. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së. Hungaria e ka mbrojtur vijmësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm më fjalë por me ekspertizë të vënë në dispozicion të qeverisë tonë. Kemi folur për të sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë dhe shpresoj shumë edhe në fushën e turizmit. Ne besojmë shumë se është koha për të menduar edhe për investime nga Hungaria e cila ka sot një industri ekselence në turizëm”, tha Rama.

Ndërsa, kryeministri Orban u shpreh se është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën procesi i zgjerimit të Bashkimi Europian. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa kushte që Hungaria do të vijojë ti japë Shqipërisë drejt Europës, gjithashtu ai i premtoi kryeministrit Edi Rama se në vijimësi në Shqipëri do të ketë më shumë investues hungarezë.

“I nderuar miku im Rama ju siguroj se në të ardhmen do jemi investues hungarezë në Shqipëri. Edhe në të ardhmen do gjejmë forma të tjerë bashkëpunimi”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Orban:

Kam ardhur gjithmonë me dëshirë në Shqipëri, kam qenë të paktën këtu 12 herë. Nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, por një lidhje të thellë, që i ka rrënjët në historinë dhe vuajtjen e përbashkët që kemi pasur si vende. Kemi pasur sistem komunist për 40 vite dhe kjo përvojë e përbashkët nuk harrohet kurrë. Edhe pse kanë kaluar 30 vite vuajtjet nuk harrohen. Vij gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Për fat të keq bota shkon drejt në standardizimi global, kjo duket edhe në politikë, shpresoj se kjo nuk do të na përfshijë të gjithëve. Jam i kënaqur kur takoj dikë që është origjinal dhe autentik.

Sa herë vij këtu, kam edhe freski nga ana mendore të ideve tona politike. Basketbolli dhe futbolli janë edhe temat tona.

Vizita e sotme është në periudhën më të rëndë pasi kemi të bëjmë me një ristabilizim, me një rindarje ekonomike të rëndë që po ndikon në Evropën e sotme, këto janë edhe pikat e dobëta të ekonomisë. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime dhe përpjekjet tona kanë pasur pak rezultate. Çështja e sotme është si mund ta konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe sidomos anëtarësimin e  tyre në Evropë, është problem apo mundësi? Shqipëri ka kapacitet rritje dhe zhvillimi, nëse Evropa nuk do mbetet pas në këtë zhvillim global rezervat e rritjes janë në Ballkan dhe nuk jam në gjendje të përmend asnjë vend në Evropë që ka rezerva ekonomie dhe politike në rritje. Ndaj kemi kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Nëse përforcojmë pjesën e ekonomike dhe të sigurisë në BE, është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE.