MENU
klinika

Studimi: Nga Kozani-8 tek Bënja

Energji nga burimet gjeotermale, potencialet e vendit

30.06.2023 - 12:49

Një seminar i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës me Komisionin Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara këto ditë pati në fokus potencialet që ka Shqipëria për të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet gjeotermale.

Studimi i hartuar nga konsulenti Nevton Kodhelaj, në një paraqitje të këtyre burimeve në vendin tonë, nxjerr konkluzione mbi mundësitë e shfrytëzimit. Së pari, tre zonat gjeotermale në vend sipas dokumentit janë Kruja, Ardenica dhe Peshkopia.

Dokumenti nënvizon se llixhat apo burimet gjeotermale në Elbasan kanë qenë në fokus të llogaritjes së temperaturës dhe shfrytëzimit duke synuar që të demonstrohet se uji termal që rrjedh është i përdorshëm për shfrytëzim direkt.

“Ky shfrytëzim do të zbuste furnizimin me energji elektrike në rajon dhe do të ndihmonte në përmirësimin e jetesës kushtet për komunitetin lokal”, thuhet në studim.

Ndërkohë burimi tjetër Kozani-8 (në Veri të Elbasanit), sipas studimit, është i përshtatshëm për furnizimin e një qendre rekreative, duke përfshirë pishinat gjeotermale të brendshme dhe të jashtme.

“Temperatura e ujit është ideale për të ushqyer dy kaskada. Sistemi hibrid do të përmirësojë efikasitetin ekonomik të projektit; Ndërtimi e qendrës do të përmirësojë ekuilibrin energjetik të rajonit”, vlerësohet në dokument.

Burimi i tretë i analizuar është ai i Benjës. Sipas studimit, potenciali i burimeve gjeotermale të Bënjës për shfrytëzim të drejtpërdrejtë – Ura e Katiut (Ura e Katiut), Lëngaricë-Burimet Gjeotermale të Përmetit, Kompleksi Gjeotermik- Ura e Katiut (Ura e Katiut) dhe Lëngarica, Përmet janë analizuar në detaj. Duke nënvizuar ndërtimin e një qendre ashtu si në rastin e Kozani-8 edhe në këtë rast energjia nga ky burim cilësohet si një element plus për diversifikimin.

“Ndërtimi i qendrës do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri; Linja e degazifikuar dhe e shkripëzimit do të përmirësojë gjendjen mjedisore të zonës, pasi në fakt është shumë e ndotur. Do të përmirësojë standardet e jetesës së komunitetit të fshati Bënjë; Analizat ekonomike tregojnë se është e realizueshme; Energjia elektrike e prodhuar nga skema e kombinuar do të përmirësojë efikasitetin e saj. Sistemet gjeotermale janë miqësore me mjedisin”, vlerëson studimi.

Ngrohja në rajonet e Korçës dhe Tiranës. Shfrytëzimi i energjisë nga burimet gjeotermale shihet si një element me kosto më të ulët kur vjen puna tek përdorimi i tyre për ngrohjen. Studimi del në përfundimin se fillimi më i mirë e projektit për energjinë gjeotermale është në Kozani 8 duke zhvilluar studimet e parafizibilitetit dhe të fizibilitetit.

Këto studime do të vërtetojnë se në Shqipëri, pavarësisht regjimit të pafavorshëm gjeotermik, sipas zhvillimit të fundit të sektorit të energjisë, këto burimet e mëdha janë plotësisht konkurruese dhe do të mbështesin qëndrueshmërinë e zhvillimit të gjithë vendit. Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN