MENU
klinika

Tensionet në veri,

Escobar dhe Lajçak sot me diskutim publik për Kosovën e Serbinë

20.06.2023 - 09:44

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të mbajnë sot një diskutim publik në Washington, lidhur me rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Theksojmë se dialogu është një prej tre kërkesave të tyre kryesore për të dyja palët.

Në njoftimin e bërë nga Këshilli Atlantik thuhet se progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.

Ky diskutim do të ofrojë njohuri se si SHBA dhe BE synojnë të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme që Serbia dhe Kosova të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme.

Tensionet në veri janë përshkallëzuar që prej  rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Ata po mbahen të   burgosur nga autoritetet në Serbi, ndërsa qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht, pasi në të kundërt do të ketë pasoja për të dy vendet.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin