MENU
klinika

Nuk është në planet e Torinos

Etrit Berisha ‘rrëzohet’ në Serie B

13.06.2023 - 16:37

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha nuk është në planet e Torinos. Gardiani nga Prishtina nuk luajti sezonin që u mbyll, teksa nuk u preferuar nga trajneri. Berisha dhe Nicola Juric prishën marrëdhëniet mes tyre, teksa trajneri kroat e la në stol shqiptarin.

Tanimë mësohet se Berisha sezonin e ri do largohet nga Torino, duke zgjedhur të vijojë karrierën në Serie B. Janë disa skuadra të interesuara pas tij, teksa ende nuk ka firmë në kontratë. Largimin e Berishës e konfirmon fakti se Torino ka gjetur edhe portierin e ri, me Mihail Popa që la Voluntarin në Rumani dhe firmosi në Serie A.

34-vjeçari Berisha ka kontratë me Torinon deri në verën e 2024, teksa ‘konflikti’ me trajnerin nisi pasi nuk dëshironte qëndrimin në stol.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin