MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im ka kokrra të imta në duar. Si ndikon uji me kripë?

20.06.2023 - 12:37

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam një fëmijë 3 vjeç dhe i kanë dalë ca kokrra shumë të imta, sa mezi dallohen nga pjesa e duarve sipër. Ia vura në ujë të vakët me kripë dhe nuk i duronte dot, ngaqë i digjnin. Kam rreth një muaj që i kam vënë re. Çfarë duhet t’i bëj? Faleminderit!

Mjeku: Nga përshkrimi që  i bën elementeve, mund të bëhet fjalë për një lëkurë alergjike, kështu që duhet që fëmija të kontrollohet nga alergologu ose nga dermatologu. Veprimi larës me prani të kripës e irriton më shumë një lëkurë të ndjeshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN