Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë këtë vit, me emra të shumtë që lidhen në lëvizje të mundshme. Roberto Firminjo u largua me parametra zero nga Liverpuli e ndërkohë Ikardi do të rikthehet te Parisi pas huazimit te Galatasaraj.
Dy sulmuesit tashmë janë në radarët e Romës. Mediat italiane raportojnë se verdhekuqtë do të ndërhyjnë në merkato, por ashtu si edhe në vitet e fundit, shpenzimet do të jenë “low cost”. Firminjo është dëshira e madhe e Romës dhe pritet që palët të nisin diskutimet, ndërkohë që emri tjetër që lakohet ëshë argjentinasi.
Marrëdhënia e presidentit Friedkins me Al Khelaifin është mjaft e mirë dhe një transferim i mundshëm i Ikardit në Romë, mund të realizohet. Verdhekuqtë kërkojnë patjetër zëvendësimin e Abraham që mund të mungojë për rreth 9 muaj, teksa Ikardi mund të vijë edhe në formën e huazimit, duke e forcuar jo pak skuadrën e Murinjos në këtë mënyrë.