MENU
klinika

U betua si kryebashkiak i Kavajës

Fisnik Qosja: Do i jap secilin hakun e tij!

18.06.2023 - 12:31

Fisnik Qosja është betuar si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, i cili mundi në garën e 14 Majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali.

Në një intervistë për News24 ai tregoi ditët e para në zyrë duke u zotuar se gjatë mandatit të tij do të vlerësojë profesionistët.

“Do ta marr me qetësi, do i jap secilit hakun dhe në radhë të parë do vlerësoj profesionistët, çdo profesionist që është në vendin e duhur dhe punën e duhur nuk do e shoh nga ngjyrat politike, do i jap dorën dhe do i them punë të mbarë”– tha Qosja!

Qosja tregoi se drejtimi i qytetit ka qenë një nga ambiciet e tij që në momentin që është bërë pjesë e politikës!

“E kam menduar që një ditë mund të jem në krye të Bashkisë së Kavajës, dua të jem i sinqertë me ju dhe publikun, një njeri që nuk ka ambicie në politikë, por hyn sa për të kaluar kohën i them të mos bëhet pjesë e politikës. Edhe situata aktuale në PD është këtu ku është se ka pasur disa njerëz që e kanë parë Partinë Demokratike thjesht si një mundësi për të arritur diku tjetër”, tha Fisnik Qosja.

“Që në moshën 15 vjeçare jam marrë me politikë, aq sa të lejon mosha të merresh. Kam filluar në forume rinore, isha në gjimnaz dhe ngjisja postera në fushatën e 2005 ku deputeti i asaj kohe ishte Sali Berisha. Ngjisja postera, ndaja fletëpalosje, organizoja aktivitete, e kam nisur që fëmijë politikën”.

Ai zbuloi edhe takimin e parë dhe raportin me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha!

“Takimi i parë ka qenë në forume rinore, ai është lider historik dhe këtë se mohojmë dot. Kavaja dikur e ka pritur me ovacione Sali Berishën dhe unë i mbaj mend pritjet që i bëheshin, kam qenë fëmijë në atë kohë. Kavaja e ka në gen rebelizmin, Kavaja ka qenë dhe kundër Sali Berishës. Qytetarët e Kavajës për mua janë votuesit më të saktë”– tha Qosja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN