MENU
klinika

Deputeti tregon arsyen

Flamur Noka për herë të dytë në SPAK

02.06.2023 - 10:48

Flamur Noka është paraqitur këtë të Premte në SPAK. Kjo është hera e dytë në pak ditë që Noka shkon në në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Herën e fundit, më 23 Maj ai nuk dha një prononcim për mediat për arsyen e paraqitjes.

Mediat raportojnë paraditen e sotme se Noka është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për krimet zgjedhore.

Mësohet se ai do të bëjë kallëzim për shit-blerje votash, pretendime që opozita i ka ngritur që pas shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor të 14 Majit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN