MENU
klinika

Vijon dobësimin ndaj Lekut

Forcimi i euro-s zgjati vetëm 1 javë!

21.06.2023 - 18:17

Pas një jave në rritje, euro vijon të zhvlerësohet përballë lekut për të tretën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane po këmbehet me 106.78 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.41 pikë në 24 orë.

Në shitje euro po këmbehet për 107.15 lekë, ndërsa po blihet për 106.46 lekë.

Euro ka humbur 1.41 lekë që nga fillimi kësaj jave dhe ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 13 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN