MENU
klinika

Sylvinho ribën mbrojtjen

Formacioni/ Si luan Kombëtarja në ndeshjet e qershorit!?

03.06.2023 - 16:57

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy takime për kualifikueset e Europianit 2024. Më 17 qershor në “Air Albania”, kuqezinjtë presin Moldavinë, ndërsa më 20 udhëtojnë për përballjen me Ishujt Faroe. Me vetëm një ndeshje të zhvilluar në grupin E, tanët mbajnë vendin e fundit, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Polonisë.

Edhe në përballjet e qershorit, trajneri Sylvinho nuk do ketë disa futbollistë, që janë të dëmtuar. Me vendosjen 4-3-3, Shqipëria luan me Ismajlin dhe Gjimshitin në mbrojtje, me dyshen që rikthehen nga dëmtimi.

Mesi i fushës duket se ka probleme me dëmtimin e Gjasulës, teksa ka vend për Baren dhe Ramadanit. Sulmi do i besohet Uzunit, Asanit dhe Cikalleshit, me treshen ofensive që është në superformë këtë fund-sezoni.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha – Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj – Bare, Ramadani, Asllani – Uzuni, Asani, Cikalleshi.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin