Vishnja është një frut i shijshëm dhe tepër i ushqyeshëm. Ajo përdoret e freskët, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje, prevedeje, etj.
Frutat e vishnjës konsiderohen të ngarkuara me një “mal” vitaminash dhe mineralesh. Përmbajnë vitamina A, C, PP, B1, B2, acide organike, rreth 9% sheqerna etj.
Për qëllime mjekësore, përdoren frutat dhe bishtat e tyre të thara. Frutat e vishnjës janë freskuese, kurojnë sëmundjet e veshkave dhe aneminë.
Ato grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në vende të ajrosura dhe me hije. Bishtat e frutave të vishnjës, kanë gjetur përdorim të mirë për vetitë e tyre diuretike dhe rrudhëse.
Gurët në veshka
Për të ndihmuar në eleminimin e gurëve në veshka, përdoret çaji, i cili përgatitet si vijon:
Merren 10-15 gr bishta vishnjeje dhe zihen në 200 ml ujë, derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet I ngrohtë, para buke, 2-3 herë gjatë ditës. Kura zgjat për 10-15 ditë radhazi.
Kurimi i anemisë
Në këto rastet e shfaqjes së sëmundjes së anemisë, këshillohet të merren rreth gjysmë kg vishnje të freskëta, të cilat lahen e pastrohen mirë. Ato konsumohen gjatë gjithë ditës, duke e vazhduar kurën për 15-20 ditë.
Vishnja shërben edhe për rregullimin e sistemit të tretjes si dhe qetësimin e organizimit në raste lodhjeje.