MENU
klinika

Kërkesë Kryesisë

Gazment Bardhi: Të thërrasim Këshillin Kombëtar që të hapet gara për kryetarin e ri

14.06.2023 - 15:05

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet Kryesia ditën e sotme dhe të vendosin thirrjen e Këshillit Kombëtar, për t’i hapur rrugë garës për zgjedhjen e kreut të PD-së.

Përmes një kërkese ai i ka kërkuar Kryesisë që të mblidhet ditëtn e sotme dhe të vendosë thirrjen e Këshillit, i cili ka kompetencë hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.

Në këtë kërkesë Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e antarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.
Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Rregjistri i degës përdotësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.
Komisioni Zgjedhor funksionon vetem pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.

"S’na duhet opozitë e përçarë, jam me…"

Nisin largimet e përkrahësve të Bashës në Kuvend!

Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Qershori “përvëlues”/ “Do të ketë temperatura deri në 40 gradë”

Meta pas daljes nga SPAK: Ku e mbaj mend unë...

“Më pyetën a ka tërhequr Kryemadhi në vitin 2008 20 mijë euro”