MENU
klinika

Kampionati kombëtar për të rinj

Gega shënon rezultate mbreslënëse në nisje të sezonit

05.06.2023 - 14:02

Sezoni i garave verore ka nisur shumë pozitivisht për Luiza Gegën, kampionen e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë. Të dielën ajo u rendit e para në mitingun ndërkombëtar të Lukasit, duke rregjistruar kohën 9:15.86. Kjo edhe pse nuk u sforcua shumë pasi janë garat e para të një sezoni të gjatë.

Sakaq të premten në garën e ‘Diamond League’ të mbajtur në Firence të Italisë Gega shënoi një rezultat mahnitës, pasi e ndali kronometrin në kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke qenë më pak se 2 sekonda rekordit të saj, që sigurisht është edhe rekord kombëtar. Kjo e bëri Gegën të renditjej e katërta, pasi morën pjesë edhe atlete të tjera elitare. Në vend të parë u rendit etiopiania Sembro Almajeu, e ndjekur nga keniania Xhaklinë Çepkoeç dhe etiopiania tjetër, Zerfe Uondemagengn.

Ndërkohë gjatë fundjavës është mbajtur në Elbasan kampionati i 85 kombëtar për të rinj ku morën pjesë rreth 77 atletë, 38 vajza dhe 39 djem. Ndër të tjera u dalluan sportistët Kolindo Kiri në kërcim së gjati dhe Redia Dauti në atletikë. Kiri është sportist i ekipit të Vllaznisë, ndërsa Dauti pjesë e Tiranës.

Për të rinjtë fitues përveç medaljeve pati edhe një shpërblim monetar prej 20 mijë lekësh, për ti motivuar në të ardhmen. Këto gara u ndoqën si nga presidenti i ri i federatës shqiptare të Atletikës Taulant Stërmasi, por edhe kreu i KOKSH-it Fidel Ylli.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin