MENU
klinika

Zamira Durda: Urdhri i ministrit vrau djalin tim

“Gërdeci”/ Familjarët si palë në proces, avokati: Fitore për familjen!

07.06.2023 - 16:15

Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit në 2008, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen e penale e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi.

‘Historia e pjesëmarrjes së viktimave në çështjet penale është një luftë shumë e gjatë. Viktimat janë pjesë procesit dhe janë krah për krah për të zgjedhur çështjen. Do të bënte një shpallje publike. Ata kanë të drejta për të shkruar çdo lloj gjëje. Të Është një fitore për familjen Durda, pasi ka bërë përpjekje shumë kohë më parë. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të them se interesi i familjarëve është në mënyrë konsistent. Vetëm e vërteta i çlirojnë njerëzit.’- tha Matlija.

Ndërsa, Zamira Durda u shpreh se kjo është një fitore e vogël për to. Ajo tha se djali i saj u vra me urdhër të ministrit.

‘Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën urdhri i ministrit e bëri vrau djalin tim.’- tha Durda.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”